Site icon Telegrafi

Fitch zhvlerëson Belgjikën

Performanca e titujve të borxhit të Belgjikës ka shpërfillur një zhvlerësim të papritur të kreditit të vendit, duke treguar divergjencën mes pikëpamjes së tregjeve dhe agjencive të vlerësimit të kreditit mbi profilin e borxhit të vendit. Megjithatë, titujt italianë nuk kanë patur të njëjtën performancë, ndërsa yield-et 10-vjeçare janë rritur në 1.84 për qind, pasi sipas burimeve, qeveria italiane ka injektuar rreth 6.5 miliardë euro për të shpëtuar bankën Monte dei Paschi.

Një ankand i projektuar për këtë javë ka vendosur gjithashtu presione te titujt e borxhit në Itali. Agjencia Fitch Ratings uli me një gradë vlerësimin e Belgjikës në AA- gjatë javës së kaluar, duke theksuar nivelin e lartë të borxhit dhe rishikimet në objektivat e deficitit fiskal.

Analistët nuk kanë qenë dakord me uljen e vlerësimit të Belgjikës me një gradë, ndërkohë që Franca ka mbetur e pandryshuar pavarësisht se përballet me të njëjtat presione. Fitch më herët gjatë muajit, mbajti vlerësimin e Francës në AA me një perspektivë pozitive.

Analistët theksojnë shifrat pozitive për papunësinë, deficitin e llogarisë korrente dhe zgjedhjet e ardhshme në Francën fqinje, si arsye për të mbajtur vlerësimin e Belgjikës në të njëjtin nivel. Megjithatë, borxhi i Belgjikës në raport me Produktin e Brendshëm Bruto është më i lartë në 105.8 për qind, krahasuar me 96.2 për qind që është në Francë. Me zhvlerësimin e agjencisë Fitch, Franca është një gradë më lartë se Belgjika nga 3 agjencitë kryesore. Gjatë fillimit të sesionit tregtar të kësaj jave, yield-i i borxhit 10-vjeçar të Belgjikës ka qenë i pandryshuar në 0.56 për qind, 14 pikë bazë poshtë ekuivalentit francez. /Telegrafi/

Exit mobile version