Site icon Telegrafi

‘Fitch Ratings’ konfirmon rejtingun kreditor të Maqedonisë

Agjencia ndërkombëtare për financa ‘Fitch Ratings’ deklaroi se konfirmon rejtingun kreditor aktual të Maqedonisë BB, me kontekst negativ, informojnë nga Ministria e Financave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Rritja ekonomike e paraparë për vitin 2017 është rishikuar dhe me vlerësimin e ri duhet të jetë 2,3 për qind, por formimi i Qeverisë së re pritet të përmirësojë aktivitetin dhe pritjet ekonomike dhe si pasojë do të mundësojë ngritje të shkallës së rritjes ekonomike deri në 3,2 për qind në vitet 2018-2019. Edhe pse deficiti buxhetor do ta zmadhojë shtypjen ndaj trendit veçmë në rritje të borxhit shtetëror në vlerë prej 39,9 për qind të PBV-së pë vitin 2017, ai do të qëndrojë nën mesataren prej 49,5 për qind të vendeve me rejting të njetë kreditor’, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Nga ‘Fitch Ratings’ thonë se në përmirësimin e rejtingut kreditor mund të ndikojnë stabilizimi politik si dhe implementimi i konsolidimit të besueshëm fiskal afatmesëm.Ndërsa, në përkeqësimin e rejtingut kreditor mund të ndikojnë përsëritja e jostabilitetit politik, jodisciplina fiskale dhe zgjerimi i disbalancit të jashtëm./Telegrafi/

Exit mobile version