Telegrafi

Fisnikët, Offchestra, Faton Isufi dhe DJ të ndryshëm do të performojnë në festivalin “Mish-Mish”

Festivali “Mish-Mish” do të fillojë këtë të diel më 11 korrik në qytetin e Gjilanit.

Lokacioni i përzgjedhur është Sheshi “Pavarësia” në Gjilan, ku edhe do të ketë një koncert me muzikë live.

Për të interpretuar janë përzgjedhur artistë dhe grup special, për argëtimin e të pranishmëve në këtë festival.

Grupet Offchestra dhe Fisnikët do të jenë prezentë në mbrëmje, teksa një performancë të veçantë do të dhurojë edhe Faton Isufi.

Mbrëmja do të jetë edhe më speciale me interpretimin e DJ-ve të ndryshëm.

“Mish-Mish” është një festival i cili sjell në vëmendje promovimin e produkteve vendore, kryesisht të mishit, por edhe të pijeve të ndryshme. /Telegrafi/