Telegrafi

Fisnikët me album të ri për 40 vjetor, Gold Ag bashkëpunim të ri me Shyhrete Behlulin për 28 Nëntor

Grupi Fisnikët dhe reperi Gold Ag së fundmi kanë ardhur me një projekt të përbashkët të titulluar “Ku je nisë”.

Në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, Agim Gërguri dhe Arian Agushi kanë shpalosur idetë e projektit.

Teksti dhe muzika e këngës janë kompozuar nga vetë artistët ndërsa klipi është xhiruar në Shqipëri.

Gold Ag ka paralajmëruar një tjetër bashkëpunim me Shyhrete Behlulin. Ai ka thënë se me 27 nëntor do të sjellë këngën për Adem Jasharin, në bashkëpunim me Shyhreten.

Agim Gërguri nga ana tjetër ka thënë se nuk përjashton në të ardhmen edhe një tjetër bashkëpunim me reperin Gold Ag.

Duke folur për bashkëpunimin me Fisnikët, Gold Ag ka thënë se pavarësisht suksesit që do të arrijë projekti për të do të mbetet ndër kujtimet e bukura të jetës.

Agim Gërguri ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë me një bashkëpunim me Alkanin, ndërsa thotë se edhe një album do ta lancojnë më rastin e 40 vjetorit të themelimit të grupit vitin që vjen./Telegrafi/