Site icon Telegrafi

Fisnik Syla tregon se është ndarë përfundimisht nga Fjolla Morina

Foto: Screenshot/Instagram

Ai është komentuar në masë të madhe për raportin me këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina.

Edhe pse thuhej se dyshja ishin ndarë, një gjë e tillë nuk u konfirmua asnjëherë nga asnjëra palë.

Dhe së fundmi ka qenë biznesmeni nga Gjilani që ka treguar se momentalisht është beqar, që do të thotë se është ndarë përfundimisht nga 33-vjeçarja.

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla (Foto: Arkiv)

“Pas shumë pyetjeve dhe interesimit të juaj, do të ju përgjigjem: Beqar dhe i lirë si zogu dhe më i lumtur se kurrë. Uroj që secili të merrë nga jeta atë që e meriton”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu “U bë këngëtare pa fijen e zërit, e para që shkoi në Dubai”, Fjolla Morina i kundërpërgjigjet Olti Currit

Të njëjtit javë më parë u përfshinë në një skandal mediatik, ndërsa u akuzuan nga një agjenci turistike për një pushim, që nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre financiare.

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla (Foto: Arkiv)

Artistja ndërkohë u distancua nga kjo ngjarje dhe tha se nuk ishte dijeni për atë që kishte ndodhur mes pronarit të agjencionit dhe Fisnik Sylës.

E njëjta madje paralajmëroi një padi për ata që e apostrofuan emrin e saj nëpër portale. /Telegrafi/

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla (Foto: Arkiv)
Exit mobile version