Telegrafi

Fisnik Syla reagon për një deklaratë të fundit të Fjolla Morinës: Njerëzit e zgjuar kur e shohin se dikush i paska dashur vetëm për interes, ikin pa bërë zhurmë

Foto: Arkiv

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, kohëve të fundit ka marrë vëmendje të madhe me disa shkrime që ka bërë.

Në një të hedhur ditën e djeshme (e enjte) në InstaStory, ajo bëri që të komentohet gjithandej e dukej se iu dedikua dikujt.

“Njeriu i cili nuk ka turp dhe nuk skuqet ka defekte në personalitetin e tij dhe nëse ka defekte në personalitetin e tij, atëherë ai është objekt i studimit të psikopatologjisë. A po më kuptoni?”, ka shkruar këngëtarja.

Foto: Fjolla Morina/InstaStory

Për këtë, nuk mungoi një reagim nga ish-bashkëshorti i saj, biznesmeni Fisnik Syla.

Ai hodhi një ‘kunjë’ në drejtim të ish-partneres, ku mes tjerash shtoi se kanë nisur edhe këngëtaret të bëhen psikologe.

Lexo po ashtu Fjolla Morina: Njeriu i cili nuk ka turp dhe nuk skuqet, ka defekte në personalitetin e tij

“Paskan filluar edhe ‘këngëtaret’ të na bëhen psikologe..? Njerëzit e zgjuar kur e shohin se dikush i paska dashur vetëm për interes, ikin pa bërë zhurmë..”, tha ai.

“Zhurmën e bën më vonë mungesa e tyre…”, u shpreh më tej biznesmeni nga Gjilani.

Foto: Fisnik Syla/InstaStory

Fjolla dhe Fisniku u ndanë gjatë këtij viti, gjersa ishin martuar vitin e kaluar në një ceremoni në ishujt Maldive. /Telegrafi/

Foto: Arkiv