Site icon Telegrafi

Fisnik Syla: Jam bërë pishman për lidhjen me Fjolla Morinën

Foto: Arkiv

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka qenë prej më shumë se një vit në një lidhje dashurie me biznesmenin nga Gjilani, Fisnik Syla.

Romanca e tyre bëri bujë të madhe në media e showbizin shqiptar, madje u komentua për çdo detaj e veprim që bënë.

Ish-partneri i saj në një intervistë dhënë së fundmi për Syri Tv i është rikthyer sërish kësaj teme duke folur për të.

Foto: Arkiv

“Unë jam një njeri që kur të ha, të pi e të fle me dikë nuk flas keq për atë njeri pa marrë parasysh se çfarë më ka bërë ai njeri keq apo nuk është karakteri im të flas me të, ka mbaruar gjithçka dhe nuk kisha pasur qejf kurrë që të flas për atë person”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu Fisnik Syla tregon se është ndarë përfundimisht nga Fjolla Morina

“Jeni bërë pishman për atë marrëdhënie”, ka vazhduar më tej pyetja e moderatorit së cilës Syla iu përgjigj: “Po, jam bërë pishman”.

Foto: Arkiv

Lidhja e ish-çiftit përfundoi gjatë këtij viti, ndonëse u akuzuan e dolën disa detaje në lidhje me pushimin që patën vitin e kaluar në ishujt Maldive.

Të njëjtit ndërkaq kurorëzuan dashurinë me martesë gjatë vitit të kalaur në një ceremoni luksoze në Maldive. /Telegrafi/

Exit mobile version