Site icon Telegrafi

Fisnik Syla i drejtohet kryeministrit me një kërkesë, teksa i ofron ndihmën e tij

Foto: Fisnik Syla/Instagram

Sipërmarrësi dhe ish-bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina, Fisnik Syla, ka tërhequr vëmendjen me një postim në Instastory, ku shfaqet duke reklamuar një sasi të madhe parash dhe njëkohësisht duke dërguar një mesazh për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në videon e publikuar, Syla shfrytëzoi rastin për të komentuar mbi çështjen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, një temë e cila ka nxitur debate të shumta në opinionin publik.

Ai bëri një thirrje direkte ndaj kryeministrit, duke i kërkuar të mos rrisë tarifat për qytetarët.

“I dashur kryeministër Kurti, ju kam shumë për zemër, por mos e rritni çmimin e rrymës për popullatën. Nëse ju nevojitet buxhet, bëni zë!” shkroi ai, duke shtuar një ton ironik në mesazhin e tij.

Videoja, që përmbante një ekspozim të dukshëm të parave, ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjetet sociale, me disa që e konsideruan një mënyrë të pazakontë për të adresuar çështje të ndjeshme dhe të tjerë që e vlerësuan si një qëndrim solidar me qytetarët e prekur nga shtrenjtimi i energjisë. /Telegrafi/

Exit mobile version