Telegrafi

Fisnik Juniku emërohet menaxher i KB Istogut

Fisnik Juniku ka bërë të ditur se i është bashkuar zyrtarisht KB Istogut, në një rol që më së paku pritej.

Ish-bashkebollisti ka treguar nëpërmjet llogarisë së tij në Instagram se është bërë menaxher i klubit.

“Në dyshe me Komandon gjithmonë suksesi ka qenë i garantuar. Zyrtarisht nga 1 shtatori i këtij viti GM i KB Istogut”, ka shkruar Juniku në Instagramin e tij.

Ai ka luajtur për 15 vite si basketbollist, derisa e ka quajtur edhe si përiudhën më të mirë jetësore të tij.

Juniku është edhe themelues i 3×3 Prishtina, ndërsa me bashkimin me Istogun tregon se e gjithë jeta e tij është basketbolli. /Telegrafi/