Krijuesi i obeliskut “NEWBORN” dhe deputeti i PSD-së, Fisnik ismaili nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar për kuptimin e këtij objekti për 11 vjetorin e Pavarësisë.
Ismaili ka shkruar se mesazhi për këtë vit i obeliskut është “ruaje tënden”, transmeton Telegrafi.
“N – nature/natyrë. E – energy/energji. W – Water/ujë. B – bio/jetë. O – oxygen/oksigjen. R – recycle/reciklim. N – nature/natyrë. Ruaje tënden. #NEWBORN11”, ka shkruar Ismaili.
Obeliskut “NEWBORN” çdo përvjetor të Pavarësisë, i ndryshohet pamja.
Atij i jepen ngjyra dhe mesazhe të ndryshem që ndërlidhen me historinë e Kosovës. /Telegrafi/