Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismaili, njihet për gjestet e tij kontraverse në publik.
Megjithatë, përkundër faktit se është i zëshëm dhe kontravers tash si deputet dhe fytyrë publike, kështu nuk ka qenë në fëmijëri.
Prindërit e tij në emisionin “Lemza” në Tribuna Channel kanë treguar se Fisniku pati një fëmijëri të qetë dhe nuk ishte problematik.
Babai i tij Muharremi thotë se ai ka qenë një perfeksionist që nga ditët e para të jetës së tij.
“Kam ëndërruar që ai të jetë mjek”, tha babai i tij, teksa e ka sugjeruar që të mos hyjë në politikë.
Madje babai i tij thotë se e gjitha që bën ai profesionalisht, është kundër dëshirës së tij.
Por, në fund ai tregon se është krenar me të pavarësisht zgjedhjeve të tij. Shikoni videon për më shumë… /Telegrafi/