Site icon Telegrafi

Fisnik Ismaili shkel në të kuqen (Foto)

Derisa deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët miratojnë ligje, do të duhej të jenë shembull edhe për respektimin e tyre, por jo rrallë ata janë shkelësit e tyre.

Në një foto të dërguar nga qytetarët, në adresën e Telegrafit, shihet deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Fisnik Ismaili, teksa kalon zebren në kryeqytet, kur në semafor është e ndezur drita e kuqe për këmbësorët.

Shkeljen e rregullave në komunikacion Ismaili e ka bërë në udhëkryqin përballë Fakultetit Filologjik dhe Katedrales së kryeqytetit./Telegrafi/

Exit mobile version