Telegrafi

Fisnik Ismaili: Marrëveshja AKR-PAN, tregon kush është forca më e drejtë politike

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka bërë një deklaratë interesante pas marrëveshjes me PAN-it dhe AKR-së për formimin e institucioneve.

Ismaili E cilëson marrëveshjen si tregues të asaj se cila është forca e vetme politike e drejtë në vend, duke iu referuar kështu subjektit politik të cilit ai i takon, VV-së.

Sipas tij, s’ka shpëtim, por vetëm vonim.

Postimi i plotë i Ismailit:

Janë pikërisht momentet si këto, që tregojnë se cila forcë politike është e vetmja e drejta, parimorja, e sinqerta edhe e vërteta. Janë pikërisht momentet si këto, që përkundër krejt të zezave që ia banë të tjerët Kosovës qe 18 vjet, mue m’ban të lumtun edhe krenar që i përkas forcës së vetme e cila jo vetëm se na jep shpresë krejtve, por tashmë është dëshmue se të keqen ka me e largue prej këtu, herët a vonë.

S’ka shpëtim, veç vonim… Zemrat e kanë vendin veç te na. S’ka me u ndalë