Ish-ushtari i UÇK-së, tashmë deputet i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, në përvjetori e Betejës së Koshares, ka kujtuar momentet kur ishte nisur për luftë. Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e tij.
“U banë 17 vjet prejse e pata marrë një prej vendimeve ma të guximshme në jetë, atëherë 25 vjeçar, për me ba diçka që ma ka ndryshue jetën përgjithmonë.
Nuk e harroj, kur u pata nisë prej Londre, sa u pata tutë, sa u pata mërzitë, sa herë i kam ra vetes shpulla gojës, që thashë se po shkoj, e burrat s’i ndryshojnë fjalët, e sa nuk e kam pasë idenë se ku po shkoj, veç e dij se, kush më pat thirrë me m’thanë mos me shkue, apo u pat brengosë, i pata thanë që s’po shkoj me vdekë, por me u kthye e me e gëzue lirinë bashkë.
Sot nuk jam në Kosovë me i kujtue ditët, që për mue hala janë më të lumtunat në jetë. Kur betejë mbas beteje dilnim fitues, atje ku shokët e pushkës u banë shokë të jetës, atje ku ishte veç një qëllim, një dëshirë e një andërr, për të cilën na ishim në gjendje me e dhanë krejt veten tonë, e plot as nuk janë ma.
Sot jam në Londër, qetu po e këqyri Viganin, atëherë 4 vjeç, tash sa një kishk 21 vjeç, duke fjetë, në të njajtën banesë prej të cilës u pata nisë. Po i kujtoj krejt ata shokë, fëmijët e të cilëve janë rritë pa babë e nanë, e sa më bren ndërgjegjja e më duket e padrejtë pse na jemi hala gjallë, aq shpresoj që këta fëmijë kanë me u krenue me veprën e prindërve të tyne.
Po mendoj qysh qaj qëllim, qajo andërr e qajo dëshirë hala nuk u realizuen, e që na s’po dalim me qenë ata burrat që menduem se ishim.
Edhe në momentet si këto, sa fort lakmoj, o sa fort, që nuk jam në vend të atyne që kanë ra, e që nuk e shohin se sa shumë ia kemi huqë sakrificës së tyne. E kjo, në një mënyrë, edhe më ngushëllon, kur e di se ata janë në një vend shumë ma të mirë, sesa që jemi na.
Nuk mjafton veç me i kujtue, kur luftën të cilën e kemi nisë, hala s’e çuem deri në fund. E tash, po e jetojmë mallkimin e tyne, sepse nuk e mbajtëm premtimin. Hala nuk e gëzuem qat liri” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/
Moment me Rrustem Berishën, kolegun deputet, eprorin tim në Betejën e Koshares, Komandant i Brigadës 138 “Agim Ramadani”…
Posted by Fisnik Ismaili on Saturday, April 9, 2016
U banë 17 vjet prejse e pata marrë një prej vendimeve ma të guximshme në jetë, atëherë 25 vjeçar, për me ba diçka që ma…
Posted by Fisnik Ismaili on Saturday, April 9, 2016