Site icon Telegrafi

Fisnik Ismaili i “burgosur” në Natën e Shtrigave (Foto)

“Natën e Shtrigave” apo “Halloween” siç njihet festa e 31 tetorit, në Prishtinë e kanë festuar përveç fëmijëve edhe disa zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Bëhet fjalë për deputetin Fisnik Ismaili dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Deputeti Ismaili në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një fotografi bashkë me Ahmetin, gruan e tij dhe një mik, transmeton lajmi.net.

Ismaili mbante të veshur tesha të burgut, derisa Shpend Ahmeti ishte kursyer nga vizatimet apo veshjet e “çmendura” të “Halloween-it”.

Exit mobile version