Site icon Telegrafi

Fisnik Ismaili, 40 mijë euro borxh ATK-së

Kompania “Karrota ADS”, në pronësi të deputeti Fisnik Ismaili, nuk i ka kryer detyrimet e veta ndaj shtetit duke hyrë kështu në borxh publik me hiq më pak së 40 mijë euro. Ky borxh pasqyrohet në listën e bizneseve për periudhën 1 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014, ku tatimi bazë i pa paguar i firmës së Ismailit është 29 mijë e 713 euro ndërkaq ndëshkimi dhe interesi për mos pagesë 11 mijë e 308 euro, raporton Gazeta Fjala.
Meqenëse, deputeti Ismaili ndodhet në paraburgim që nga 14 dhjetori, komunikimi me të ishte i pamundur.

Gazeta Fjala ka tentuar të flasë me personat e kompanisë “Karrota ADS”, lidhur me atë së pse kjo firmë nuk ka paguar tatim ndaj shtetit, mirëpo ata nuk kanë dashur të flasin duke thënë që nuk janë persona përgjegjës për këtë çështje.

“Ne nuk mund të flasim për këtë punë, personi kompetent që mund të flas për këtë ndodhet në burg”, i kanë thënë gazetës. Kompania e Ismailit “Karrota ADS” operon që nga viti 2005 e cilat merret me fushën e reklamimit dhe komunikimit të marketingut në Kosovë.

Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për faljen e borxheve publike ndaj Institucioneve Shtetërore dhe Ndërmarrjeve Publike që kanë personat fizik dhe juridik për periudhën deri më 31 dhjetor 2008.

Nga falja e borxheve publike për periudhën deri më këtë datë, sipas ligjit përfitojnë të gjithë personat të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj Institucioneve Shtetërore dhe Ndërmarrjeve Publike, me kusht që të njëjtit të kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën nga 1 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014.

Atëherë personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe me faljen e gjobave, ndëshkimeve, interesit dhe çdo obligim tjetër që rrjedh nga mos pagesa me kohë e kryerjes së borxhit për periudhën 1 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014. /Gazeta Fjala/Telegrafi/

Exit mobile version