Site icon Telegrafi

Dragusha: Do të ketë konkurrencë mes shteteve për organizim të pushimeve me standarde “anti-covid”

Fisnik Dragusha nga “Globus Travel” ka folur për gjendjen e tour operatorëve në kohë të pandemisë se COVID-19.

Dragusha në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë edhe në vendet tjera të botës janë marrë masa që parashikojnë mënyrën e kompensimit të klientëve në pamundësi për të fluturuar.

Ai thotë se në shumë vende të botës kuponat janë mënyra më e mirë se si klientët mund të shfrytëzojnë.

“Ka raste kur klientët nuk kanë mundësi të udhëtojnë. Kuponët janë një zgjedhje lehtësimi për klientin që e ka paguar paranë e tij për pushimin e planifikuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Përfaqësuesi i “Globus Travel” thotë se shtetet do të kenë konkurrencë se si do të bëjnë organizimin  e pushimeve për të mbrojtur turistët nga ndonjë prekje e mundshme e COVID-19.

“Turqia ka nja avantazh në këtë drejtim, por pa anashkaluar edhe Malin e Zi dhe Shqipërinë në organizimet që bëjnë”.

Dragusha thotë se procedurat që i imponon pandemia mund ta prishin komoditetin e turistëve derisa të akomodohen por sipas tij pastërtia do të jetë në nivel.

Përfaqësuesi i “Globus Travel” thotë se në Kosovë janë rreth 13 tour operatorë dhe të njëjtin nënshkruajnë kontrata me agjencinë që veprojnë në shtete të tjera.

“Nëse Kosova nuk e njeh “forcën madhore” ata operatorë me të cilët ne kemi nënshkruar kontrata dhe kemi parapaguar miliona euro thirren në lidhet e veta dhe ne mbesim në pozitë të vështirë”, tha ndër të tjera Fisnik Dragusha./Telegrafi/

Exit mobile version