Site icon Telegrafi

Fisnik Asllanin e pret një e ardhme e madhe, katër klube të njohura të Bundesligës vihen pas tij

Fisnik Asllani është një nga të rinjtë që po shkëlqen në Bundesliga 2, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura gjermane.

Sulmuesi është në huazim nga Hoffenheim, ndërsa ka kontribuar në sukseset e SV Elversberg, që mban pozitën e tretë në renditje.

Transfermakt shkruan se çfarë do të bëjë kosovari verën e ardhshme, pasi kontrata e tij me Hoffenhaim është e vlefshme vetëm edhe për një vit, pasi të mbyllet ky sezon.

Ky është shansi i fundit për klubin gjerman që të mbledhë një tarifë adekuate për transferimin nëse një zgjatje e kontratës nuk funksionon.

Disa klube të Bundesligës tashmë janë të interesuar për të nënshkruar me Asllanin.

Lexo po ashtu Fisnik Asllani vazhdon me formë të lartë, shënon përsëri për Elversberg

Borussia Mönchengladbach, Werder Bremen, SC Freiburg dhe VfB Stuttgart janë klubet që e duan dhe kanë filluar punën për transferimin e ylli të ri.

Hoffenheim në anën tjetër, ka një sulm të mbingarkuar me shtatë sulmues në ekip.

Prandaj nuk është e paimagjinueshme që Asllani këtë herë të largohet përfundimisht nga Hoffenhaim pas disa huazimesh, megjithatë, një zgjatje e re e kontratës mund të jetë opsion. /Telegrafi/

Exit mobile version