Telegrafi

Fisnik Asllani lë menjëherë gjurmë në Bundesliga 2 – shënon dhe asiston ndaj Koln

Fisnik Asllani ka filluar të lërë gjurmë te skuadra e re Elversberg, ku ka shënuar dhe asistuar në barazimin 2-2 ndaj Koln.

Ai ishte protagonist në vetëm 45 minuta, pasi u fut nga banka në ndeshjen e dytë të Bundesliga 2.

Sulmuesi kosovar u fut në lojë në pjesën e dytë dhe menjëherë arriti të shënojë në minutën e 46-të për 1-0.

 

Ai në minutën 62-të arriti të asistojë te goli i shënuar nga Frederik Schmahl për 2-1, pasi Koln paraprakisht kishte barazuar në 1-1.

 

Në fund ndeshja u mbyll 2-2, me dy skuadrat që morën nga një pikë.

Asllani këtë sezon është huazuar nga Hoffenhei te Elversberg. /Telegrafi/