Site icon Telegrafi

Fisnik Asllani ka filluar të lërë gjurmë në Austri – shënon edhe ndaj Tirol

Sulmuesi shqiptar Fisnik Asllani ka shënuar edhe golin e dytë në Bundesligën austriake.

Asllani me Austria Vjenën morën fitore në udhëtim te Tiroli me rezultat 2-0 , në ndeshjen e xhiros së 11-të të elitës së futbollit të Austrisë.

Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 33-të për 1-0, ndërsa u zëvendësua në mesin e pjesës së dytë.

Ai për këtë ndeshje u vlerësua me notën 7.7 nga SofaScore.


Për Asllanin që është në huazim te Austria nga Hoffenheim ishte goli i dytë i këtij edicioni. /Telegrafi/

Exit mobile version