Sulmuesi Kosovar, Fisnik Asllani ka vazhduar me formë të mirë te skuadra e tij e re Elversberg, ku ka gjetur golin në përballje me Karlsruher.
Ndeshja u mbyll 3-2 për Karlsruher dhe kontributi i Asllanit nuk i solli pikë skuadrës ë tij.
Sulmuesi e nisi ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa në minutën e 30-të, asistoi te goli i Luca Schnellbacher për 1-1.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa me të filluar e dyta golat vazhduan nga të dyja anët.
Fisnik Asllani gjeti golin në minutën e 60-të, ku në stilin e një sulmuesi me përvojë arriti t’i ikë pozitës jashtë loje dhe me një gjuajtje ë bukur shënoi për 2-2.
FISNIK ASLLANI 🇩🇪🇽🇰🇦🇱(2002) DRAWS LEVEL WITH A GREAT FINISH!!!
📽️ @PushGoalspic.twitter.com/AoDykZi7G2— Football Report (@FootballReprt) August 23, 2024
Elversberg nuk rriti a ruajë rezultatin, pasi Asllani u largua nga Loja në minutën e 74-të.
Asllani ka dy gola në ri ndeshjet para të Bundesliga 2, ndërsa ai është i huazuar nga skuadra e njohur Hoffenheim. /Telegrafi/