Telegrafi

Fisnik Ademi thotë se PDK ka sjell gjithnjë të reja në vendin tonë

Aktori shqiptar, Fisnik Ademi, tash e një kohë është përkrahës i madh i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK).

Ai në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka folur rreth kësaj partie, teksa tregon arsyen pse u bë pjesë e PDK-së.

“Simpatizues i PDK-së që një kohë të gjatë, PDK e vetmja që ka sjell diçka të re në vendin tonë. Cdo e arritur që është bërë në këtë vend vjen prej PDK”, ka thënë Ademi.

I njëjti tashmë thotë se ka hyrë në strukturat e PDK-së, edhe pse e filloi mbështetjen qysh në vitin 2017-të.

“Në 2017 nuk kam hy në struktura të partisë, me Ard Islamin e kemi përkrahur kandidaturën e Kadri Veselit për kryeministër, PAN na e ka prish qejfin, por kam qenë gjithnjë simpatizues”, shton më tej ai.

Lexo po ashtu Aktori Fisnik Ademi aderon në PDK

Fisniku po ashtu thotë se PDK është e vetmja parti e cila deri më tani është marrë me kulturën.

PDK e vetmja parti që është marrë me kulturën, me profesionin tem. Shumë të arritura në kulturë vijnë prej PDK. Shumë i lumtur dhe krenar që jam pjesë e saj. Kultura gjithmonë te ne nuk është marrë primare. Kultura te të gjitha qytetet e Kosovës e ka një buxhet prej 2000 eurosh”, thotë ndër të tjerash Ademi.