Ky lehtësim në mbushjen e baterisë, e bën rival shumë më të fuqishëm krahas Tesla Model Y
Henrik Fisker është drejtori i përgjithshëm i Fisker, që ka bërë të ditur se modeli i ri do të quhet Ocean dhe do të jetë një makinë e vogël SUV, transmeton Telegrafi.
Blerësit nga Shtetet e Bashkuara, kanë mundësi që ta blejnë këtë makine mre kredi, të cilën do ta paguajnë nga 397 dollarë në muaj, pasi të del në shitje gjatë vitit që vjen.
Megjithëse specifikat nuk janë bërë të ditura në detaje, mësohet se Ocean do të ketë autonomi nga 400 kilometra, deri në 480 kilometra.
Sipas Fisker, kjo makinë është shumë praktike dhe mund të lëvizë për 321 kilometra, me mbushje të baterisë për vetëm gjysmë ore, nëse mbushet në ndonjërin nga stacionet për makinat që lëvizin me rrymë.
Pasi që shqetësimi më i madh, i shoferëve të veturave që mbushen me rrymë është mungesa e stacioneve për mbushje dhe shpenzimi i baterisë, Fisker pretendon se Ocena ka zgjidhje për këtë.
Autonomia e madhe, si dhe mbushja e shpejtë e baterisë, e bëjnë Fisker Ocean shumë të dëshirueshme, si dhe rivali të fuqishme me Tesla Model Y që është një makinë shumë e mirë. /Telegrafi/