Site icon Telegrafi

Fiskalizimi i naftëtarëve po vazhdon

Procesi i fiskalizimit të kompanive të naftës është duke vazhduar edhe pse jo me intensitetin që ishte paraparë. Në shoqatën e operatorëve të licencuar për pajisje fiskale thonë se vetëm në ditët e fundit disa kompani të naftës kanë hyrë në proces të fiskalizimit dhe se instalimet e sistemeve fiskale në pikat e tyre të shitjes janë duke vazhduar.

Ndër kompanitë që kanë hyrë së fundi në këtë proces janë edhe: Leon Petrol, Ana Benz, Mega Petrol, Albatros, T-Oil, MF Petrol, Kastrati LLC etj. Kurse fiskalizimi i stacioneve tjera të bizneseve që tashmë operatorët kanë marrëveshje janë: Al Petrol, Exfis, Patroni, Standard Benz, Alfa Trade, Besimi Commerce, etj. Përpos këtyre, operatorët e licencuar për arka fiskale kanë dërguar oferta edhe të 46 biznese tjera me të cilët janë në kontakt dhe afër arritjes së marrëveshjes, bëjnë të ditur burime të KosovaPress.

Procesi fiskalizimit të naftëtarëve ishte dashur të përfundonte që një kohë. Administrata Tatimore gjatë muajit nëntor kishte ndërmarrë disa aksione për të informuar kompanitë e naftës me obligimin që e kanë për tu fiskalizuar mirëpo trendi i fiskalizimit megjithatë nuk duket të jetë i kënaqshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version