Site icon Telegrafi

Fisi Turkana, gratë ecin dhjetëra milje në ditë dhe hapin gropa pa pajisje, për të kërkuar ujë në vendin më të thatë të botës (Foto/Video)

Nga lindja e deri në perëndimin e diellit, fisi i grave ecin me dhjetëra kilometra dhe gërmojnë thellë me duar duke shpresuar se do të arrijnë të gjejnë ujë në pjesën veriperëndimore të Kenisë.

Në këtë kohë zakonisht bie shi, por lumenjtë atje janë tharë dhe qindra mijëra kafshë kanë mbetur të ngordhura si pasojë e thatësirës që ka kapluar këtë vend. Në çdo pjesë të vendit mund të vërehen mbetjet e deveve, dhive dhe majmunëve, transmeton Telegrafi.

Fisi Turkanda që jetojnë në një shkretëtirë i detyron gratë të kryejnë punë të ndryshme për të siguruar ujë. Ato kujtojnë kur katër vite më parë kishte rënë shi për herë të fundit në zonën ku ato jetojnë.

MailOnline ka vizituar komunitetin që jetojnë rreth 100 milje larg zonës turistike të liqenit Turkana – që treguan se si 14 gra humbën jetën kur gropat që i hapnin për të gjetur ujë u shembeshin duke i zënë rëra.

Sipas kulturës Turakana, nuk lejohet që një trup i pajetë të lëvizet pasi që konsiderohet mallkim, dhe për këtë arsye ato gra vazhdojnë të jenë të varrosura në gropat që i kishin hapur për të kërkuar ujë.

Këtu gratë, përfshirë edhe ato shtatzëna, çdo ditë ecin rreth 12 milje duke kërkuar ujë në zonën më thatë të Tokës. Por, nëse janë me fat ato mbajnë mbi kokë rreth 20 litra ujë, derisa në shpinë i bartin fëmijët e vegjël. Një çift bashkëshortor i këtij fisi, mesatarisht i kanë 10 fëmijë. /Telegrafi/

Exit mobile version