Telegrafi

Fisi sërish akuzon deputetët e LDK-së, ia përmendin motrën kandidate e PDK-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, në një postim të tij në Facebook, sërish është marrë me lulet që tashmë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ia dhuroi deputetes së LDK-së, Teuta Rugova. Ai thotë se katër gratë më të vlefshme në jetën e tij, më përpara kishin vdekur, sesa me e përulë veten si deputetët në Kuvend. Por, një komentues ia poston atij një fotografi, posterin e motrës së tij, Ilire Ismaili Rizvanolli, si kandidate e PDK-së në zgjedhjet lokale në Prishtinë.

Postimin e Ismailit, mund ta lexoni të plotë më poshtë:

“Përgjegje LDK-së, që paskan reague për deklaratën time në Facebook, ku them, në mes tjerash, se deputetja Teutë (mbiemnin s’po ia them, për respekt), me m’ngue mue lulet që ia dha Hashim Thaçi, i shtin n’bothë.

Tash, publikisht po e them:

Sikur nana ime, dy motrat e mia, apo grueja ime t’e kishin marrë në qafë një shtet e një popull të tanë, qysh e kanë marrë deputetët e LDK-së mbramë, që e banë kuorumin për me e zgjedhë Hashim Thaçin Kryetar shteti, e sikur t’ia kishin përulë e shkërrdhye vlerat e sakrificën baballarëve të tyne duke e marrë një buqetë lulesh nga ky Kryetar, unë vetë, me dy duert e mia, ia kisha shti atë buqetë në bothë nanës time, Lirie Paci, motrave të mia, Ilire Rizvanolli e Valbona Ismaili, apo grues sime Nita Qena.

Këto katër gra që i përmenda në fund, i kam jetë. I konsideroj të shenjta. Janë gratë që më kanë dhanë shembull se qysh është një grue e dinjitoze, e moralshme, nanë e mirë, motër e mirë, grue e respektueme, e përgjegjshme, me besë edhe mbi të gjitha, atdhedashëse.

Edhe e di, me jetë e garantoj, se ma përpara kishin vdekë, sesa me e përulë veten sikur këta deputetë mbramë.

E kam respektin ma të madh për çdo grue që i ka këto tipare, e që janë shumë nana e motra tona. Shumë. Ata që më njohin, e dijnë se jam në gjendje edhe jetën me e dhanë për për të drejtën e grues edhe barazinë gjinore.

Por në asnjë mënyrë, HIÇ ASNJË, nuk kam me pasë respekt për juve, deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që ishit mbramë në sallë, edhe po e përsëris, ju që ishit në sallë, sepse në partinë tuej ka hala pak faqebardhë që patën guximin mos me dalë dje, për sa të jem gjallë. Këtë po ju siguroj!

Sepse ju i keni pre në besë qindra mija qytetarëve që ju kanë besue verbërisht, DY HERË, brenda një viti e gjysëm. Sepse ju nuk keni një trohë dinjiteti, jeni rrenca, të pamoralshëm, jeni prostituta që u shitët për pare e poste, jeni të pacipë, jeni fundërrina. Në mesin tuej ka edhe alkoholikë e shovenista, të cilët i rrahin gratë, dashnoret edhe çikat e veta, duke e shkatërrue këtë shoqëri në mënyrat ma të poshtra.

Edhe badihava e keni. Nuk keni me mujtë me e la veten kurrë, duke e ndryshue diskursin veprimit tuej mbramë, e duke u paraqitë viktima. Kurrë gratë kosovare nuk kanë me e harrue tradhtinë që ua bëtë, sepse unë kam me ua përkujtue çdo ditë të lume të jetës sime. Duheni me m’vra, për me ma mbyllë gojën. Ose, pse s’po më shtini në burg prapë?

Kjo nuk ka të bajë me gratë, por me një popull të tanë, o krijesa që frymoni, sepse për mue nuk jeni njerëz ma!

Ju dhimbti që 11,000 njerëz u pajtuen me mue, po? Henez keni me e ndje dhimbjen që ia keni dhanë vetes mbramë.

Edhe, a e dini çka? Kapeni atë buqetë me lule edhe secili që ishit në sallë dje, futeni nga një karanfil në bothë!” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/