Sudani Jugor është shteti më i ri i botës. Ai u shpall i pavarur vetëm pesë vjet më parë.
Por që prej atëherë ka lindur një luftë civile që po e shkatërron vendin.
Dy milionë njerëz kanë braktisur banesat dhe më shumë se 20 mijë janë vrarë.
Por mes kësaj lufte gjendet edhe fisi i çuditshëm Mundari. Ata jetojnë në brigjet e Nilit, në veri të kryeqytetit Juba.
Fotografi Tariq Zaidi ka sjellë disa pamje nga jeta e tyre. Të vetmen pasuri që ata kanë janë këto lopë.
Secila prej tyre kushton 500 dollarë duke i bërë asetin më të vlefshëm të fisit Mundari.
Jo më kot ata i ruajnë me kallashnikov. Ata kujdesen aq shumë për to sa u bëjnë masazh dy herë në ditë që të mos ndjejnë lodhje, transmeton tema.
Madje lajnë kokën dhe trupin me urinën e tyre, duke përdorur për mbrojtje të lëkurës nga dielli dhe si antiseptik.