Fisi Mosuo numëron rreth 40 mijë anëtarë, kurse për shekuj jetojnë në brigjet e liqenit Lugu, pranë kufirit Sichuan dhe provincës Yunnan, zonë kjo e mbuluar nga kodrat dhe shtëpitë e drurit që i kanë ndërtuar anëtarët e këtij fisi.
Jeta në 2.700 metra lartësi mbidetare, që qytetin më të afërt e ka hiq më pak se 6 orë udhëtim me veturë, kanë bërë që mënyra unike e jetesës të ruhet dhe të mos aplikohet në asnjë vend tjetër të botës, transmeton Telegrafi.
Një nga fenomenet më të çuditshme kulturore në këtë vend janë të ashtuquajturat “martesat duke ecur”. Në këto lloje të “martesave” meshkujt i vizitojnë gratë në shtëpitë e tyre, por vetëm kur ato i ftojnë. Ata natën e kalojnë në “dhomën speciale të mbushur me lule”, kurse ditën e shfrytëzojnë që të kthehen në shtëpitë e tyre.
Çiftet nuk jetojnë së bashku, kurse fëmijët rriten ekskluzivisht në shtëpinë e nuses ku vëllezërit dhe prindërit e saj ndihmojnë shumë, dhe luajnë rolin e babait të foshnjës.
Megjithatë, meshkujt luajnë rol të rëndësishëm në fisin Mosuo. Tradicionalisht kanë qëndruar larg familjeve duke u munduar të punojnë dhe fitojnë bukën e gojës. Gjithashtu kanë qenë të angazhuar në ndërtimin e shtëpive.
Por gjëja tjetër e çuditshme që edhe sot aplikohet, është se nuk janë financiarisht përgjegjës për fëmijët e tyre biologjik. Megjithatë në fisin Mosuo meshkujt vazhdojnë të kenë fuqi politike, por gratë janë të zonjat e shtëpisë dhe ato që marrin vendimet për burimet familjare.
"Kingdom of Women"! A breathtaking panorama of China's only living matriarchal society pic.twitter.com/9CXs8CkCtC
— China Xinhua News (@XHNews) August 7, 2018
Pasuria dhe pronat transferohen nga nëna tek vajza, duke u dhënë kështu autoritet dhe liri të madhe grave në fisin Mosuo. /Telegrafi/