Fotot e jashtëzakonshme tregojnë një fis të izoluar duke jetuar si paraardhësit e tyre 20 mijë vite më parë.
Njerëzit e humbur u fotografuan me helikopter nga Ricardo Stucker mbi xhunglën e Amazonës, e madje të trembur ata bëhen gati të qëllojnë me shtiza.
Një stuhi e ka detyruar më pas mjetin ajror të devijojë nga linja por e lejoi fotografin të realizonte fotot e pabesueshme, transmeton oranews.
Fisi, i veshur me bojë shumëngjyrëshe e armë si thika apo shigjeta, jetojnë pranë kufirit me Perunë në shtetin Brazilian Acre, dhe mendohet të ketë qindra anëtarë.