Telegrafi

Fisi i BBVK publikon fotografi nga pushimet, tregon trupin me muskuj

Foto: Fis Juniku/Instagram

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Fis Juniku, është shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ai ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme apo aktivitetet në profesion.

E teksa është në pritje të nisjes së përgatitjeve për sezonin e ri të “Barber Shok”, basketbollisti dhe prezantuesi po e shfrytëzon kohën e nxehtë për të shijuar disa ditë të mira pushimi.

Ai ka publikuar së fundmi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një fotografi, ku ka pozuar me rroba noti në plazh.

Foto: Fis Juniku/Instagram

Juniku u kujdes që të vinte në pah trupin e tij muskuloz, i cili vjen si rezultat i përkushtimit të tij në palestër dhe basketboll.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për vitalitetin e tij. /Telegrafi/

Foto: Fis Juniku/Instagram