Telegrafi

Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë

Poeti kombëtar, Gjergj Fishta, kur ishte në një konferencë shkrimtarësh në Romë, në sallë ishte edhe një serb i cili në një libër të tij kishte shkruar se shqiptarët janë popull me bisht. Kur të gjithë u ulën për te filluar konferencën, Fishta ndenji në këmbë.

– Zotëri, a nuk keni karrige? – e pyeti drejtuesi i seancës.

– Karrigen e kam, por nuk ka vrimë ku të fus bishtin, – u përgjigj Fishta.

– Cilin bisht? – e pyeti i habitur drejtuesi i seancës.

– Bishtin që kemi ne shqiptarët për të cilin ka shkruar ky shkrimtari serb, – tha Gjergji duke shënjuar serbin.

– Ju lutem zotëri, mos bëni shaka! – foli përsëri drejtuesi.

– Nuk po bëj aspak shaka, – u përgjigj Fishta, – sepse serbi o do të gjejë bishtin shqiptarëve për të cilin ka shkruar, o të dalë përjashta i turpëruar.

Shkrimtari serb nuk e zgjati, por kokulur dhe i mbuluar me turp, doli nga salla. /Agim Vuniqi/