Telegrafi

Fishekzjarrët e destinuara për jashtë i kishin ndezur brenda çerdhes, fëmijët edhe prindërit e tyre përjetojnë tmerrin (Video)

Ky është momenti i tmerrshëm kur fëmijët dhe prindërit mbetën duke bërtitur në panik, pasi një shfaqje festive që përfshinte fishekzjarre shkoi tmerrësisht keq.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shfaqja përfshinte fëmijët nën moshën shtatë vjeçare dhe u mbajt në një çerdhe në Kazakistan.

Mediat lokale besojnë se stafi kishte pasur për qëllim të përdorte fishekzjarre të sigurta shtëpie por kishte përdorur gabimisht ato që ishin të destinuara në natyrë – duke nxitur skenat e terrorit.

Ndryshe, prindërit po vëzhgonin një shfaqje nga fëmijët e veshur me kostumet e Babadimrit – të cilët në ish-Bashkimin Sovjetik tradicionalisht i sjellin dhuratat në Vitin e Ri dhe jo në Krishtlindje.

Ndërkohë, derisa fëmijët po kërcenin lart e poshtë ndërsa panë fishekzjarret, kutitë shpërthyen papritmas, duke nxjerrë zjarr dhe tym dhe duke shkaktuar frikë dhe kaos.

“Dukej sikur kishte të shtëna të një sulmi terrorist ose sikur shkolla e fëmijëve ishte nën rrethim”, tha një raport.

Për fat të mirë, nuk raportohet të ketë patur ndonjë lëndim serioz nga aksidenti i tmerrshëm, me që askush nuk pranohet në spital. /Telegrafi/