Telegrafi

Fisheku i armës ia godet dritaren e dhomës

Një femër në komunën e Gjilanit ka raportuar se derisa kishte qenë në shtëpi, një predhë e fishekut të armës së zjarrit e ka goditur dritaren e dhomës, ku predha ka mbetur brenda roletave të dritares.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ku si dëshmi kanë marrë predhën e fishekut dhe nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/