Fish fingers është ushqim i përpunuar duke përdorur mishin e peshkut të bardhë, zakonisht janë të disponueshme në pjesën ushqimore të ngrirë të super marketeve. Peshqit që përdoren zakonisht janë merluc, polloku atlantik, ose ndonjë lloj tjetër peshku me mish të bardhë.
Termi “fish fingers” u përdor së pari në një recetë të dhënë në një revistë popullore britanike gjatë viteve 1900 ndërsa komercializimi i tyre mund të gjurmohet në vitin 1953 kur kompania amerikane Gorton-Pew Fisheries, e njohur tani si Gorton, kishte qenë ndërmarrja e parë e cila prezantoi një ushqim të tille të ngrirë të gatshëm, të quajtur Fish Sticks Gorton. Që nga ajo kohë e deri më tani ende mbetet një ushqim shumë i preferuar për të gjithë.
Kjo është një alternativë shumë e mirë e konsumit të peshkut, sepse ai është mishi më i shëndetshëm pothuajse nga të gjitha llojet e mishrave që i konsumojmë. Përpos shijes, mishi i peshkut ka vlera ushqyese të jashtëzakonshme, vlera këto të cilat është vështirë të gjinden në produkte tjera ushqimore.
Peshku është i mirë për shëndetin kardiovaskular, humbjen në peshë, tensionin e gjakut, rrit funksionin e trurit, redukton rrezikun nga kanceri, lufton inflamacionin, lufton depresionin, përmirëson pamjen dhe luan rol të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës.
Të qenit në dijeni për përfitimet që mund t’i keni nga peshku është hapi i parë në synimin tuaj për një shëndet më të mirë.
Jeni mbledhur me shoqëri dhe dëshironi të keni një meze të përkryer, zgjedhja ideale është fish fingers Iglo, ato mund të pjeken në furrë ose në skarë, në cilën do mënyrë ju dhurojnë një shije të përkryer, shkojnë mirë me cilindo sos dhe mund ti keni gati për pak minuta.
Iglo është bërë marka më e madhe dhe më e njohur e ushqimit të ngrirë në Gjermani , Austri, Belgjikë dhe Portugali.
Produktet ushqimore të ngrira Iglo shiten në të gjithë Evropën po ashtu edhe në Kosovë në rrjetin e marketeve – Super Viva.