Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Fisnik Juniku, ka dhënë lajmin e shumëpritur për fansat e tij – sezoni i katërt i “Shok Podcast” është gati për të nisur!
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fisniku përmes disa fotografive të publikuara në Instagram, ku shihet teksa paralajmëron episodet e reja të podcastit të tij të njohur.
Në postimin e tij, ai nuk ka zbuluar shumë detaje, por ka lënë të kuptohet se sezoni i ri do të sjellë biseda interesante dhe të ftuar të veçantë.
“Shok Podcast” është një prej podcasteve më të ndjekura në trevat shqiptare, ku Fisniku sjell intervista ekskluzive me personalitete të ndryshme nga bota e muzikës, sportit, artit dhe showbizit.
Me stilin e tij të veçantë dhe bisedat e thella, ai ka fituar një audiencë të gjerë dhe besnike.
Nuk dihet ende data e saktë e publikimit të sezonit të ri, por fansat janë tashmë të entuziazmuar për rikthimin e “Shok Podcast” dhe për surprizat që Fisniku ka përgatitur për ta. /Telegrafi/