Telegrafi

Firmino vozit Rolls Royce luksoz që kushton mbi 430 mijë euro

(Foto: Instagram/roberto_firmino)

Lojtari brazilian, Roberto Firmino, është përfshirë në trendin e yjeve të futbollit, të cilët posedojnë vetura të shtrenjta.

Një prej automjeteve më të shtrenjta të sulmuesit të Liverpoolit është Rolls Royce Phantom që është një zgjedhje e popullarizuar te lojtarët.

28-vjeçari ka shpenzuar 360.000 funte (433.240 euro) për blerjen e modelit luksoz me ngjyrë të bardhë, ndërsa një model të ngjashëm e ka edhe mesfushori i Tottenham Hotspur, Dele Alli, por me ngjyrë të zezë.

Phantom është i projektuar për të qenë një prej veturave më komode dhe më të rafinuara në treg.

Lexo po ashtu Aubameyang posedon LaFerrarin milionësh, por puna e tij paguhet shumë

Ka një motor 6.75 litra V12 që do të thotë se ka fuqi të mjaftueshme, ndërsa shpejtësinë deri në 100 km/h e arrin për 5.3 sekonda. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/roberto_firmino)