Lojtari brazilian, Roberto Firmino, është përfshirë në trendin e yjeve të futbollit, të cilët posedojnë vetura të shtrenjta.
Një prej automjeteve më të shtrenjta të sulmuesit të Liverpoolit është Rolls Royce Phantom që është një zgjedhje e popullarizuar te lojtarët.
28-vjeçari ka shpenzuar 360.000 funte (433.240 euro) për blerjen e modelit luksoz me ngjyrë të bardhë, ndërsa një model të ngjashëm e ka edhe mesfushori i Tottenham Hotspur, Dele Alli, por me ngjyrë të zezë.
Phantom është i projektuar për të qenë një prej veturave më komode dhe më të rafinuara në treg.
Ka një motor 6.75 litra V12 që do të thotë se ka fuqi të mjaftueshme, ndërsa shpejtësinë deri në 100 km/h e arrin për 5.3 sekonda. /Telegrafi/