Roberto Firmino është gati të largohet nga Al-Ahli në janar.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit ka humbur vendin e tij te Al-Ahli që nga nëntori.
Firmino është i pakënaqur me situatën aktuale dhe i hapur për të lëvizur në Ligën Pro Saudite.
Mirror raporton se Al-Ettifaq dhe Al-Fateh i Steven Gerrard janë të dy të interesuar për veteranin.
Firmino shënoi një hat-trick në debutimin e tij në Al-Ahli, por që atëherë nuk ka shënuar më.
Braziliani me shumë gjasë do të pranojë t’i bashkohet skuadrës që drejtohet nga Gerrard dhe të rigjejë formën e tij. /Telegrafi/