Rorbert Firmino ka fituar një sasi të konsiderueshme të parave me dygolëshin e shënuar kundër Swanseas.
Pos brazilianit, realizator ishte Philippe Coutinho, Trent Alexander-Arnold dhe Alex Oxlade-Chamberlain.
Por ndërkohë që The Reds festonin tre pikëshin, Firmino ka fituar një bonus prej 95 mijë eurove.
E gjithë kjo pasi që lojtari arriti të shënoi golin e 16 brenda vitit 2017 dhe sipas marrëveshjes, ai fitoi këtë bonus prej skuadrës angleze.
Në fakt, ai ka një klauzolë të shkruar në kontratën me Liverpoolin që do të thotë se ai merr stimuj në të holla kur ta arrin kuotën prej 16 golave.
Kontrata thotë se për pesë golat e para merr 25 mijë funte ndërsa për gjashtë deri në dhjetë gola ai merr 45 mijë funte dhe nga 11 deri 15 gola shpërblehet me 65 mijë euro.
Ndryshe, sulmuesi 26-vjeçar deri në këtë sezon ka realizuar nëntë gola. /Telegrafi/