Site icon Telegrafi

Firmino nuk udhëton me skuadrën në turneun parasezonal

Liverpooli nuk do ta ketë të kompletuar treshen sulmuese për turneun parasezonal në SHBA.

Roberto Firmino ka kërkuar kohë të lirë pas përfundimit të Botërorit, teksa Klopp është siguruar që braziliani të pushojë.

Edhe pse Brazili u eliminua në çerekfinale, Firmino ka kërkuar më shumë kohë dhe ai do të bashkohet me ekipin në kampin stërvitor në Francë në fund të korrikut.

Henderson dhe Alexander-Arnold, ashtu sikurse Mignolet dhe Dejan Lovren do të bashkohen një javë më vonë, të cilët do të kenë vetëm shtatë ditë për t’u përgatitur para fillimit të sezonit në Ligën Premier më 12 gusht.

“Firmino do të jetë në kampin e dytë”.

“Më pas janë anglezët, Simoni dhe Dejan të cilët vijnë më vonë”.

“Ne do të kemi saktësisht një javë për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Ëest Hamit dhe kjo nuk është gjë problematike”, u shpreh Klopp.

Liverpooli në SHBA do të takohet me Dortmundin, Manchester Unitedin dhe Manchester Cityn. /Telegrafi/

Exit mobile version