Telegrafi

Firmino ngjyros flokët me të kuqe pas finales, fiton simpatinë e tifozëve

Roberto Firmino (Foto: Instagram/roberto_firmino)

Ylli i Liverpoolit, Roberto Firmino, nuk e kishte ndeshjen më të mirë në karrierë mbrëmë (e shtunë) në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham Hotspurit.

Sulmuesit brazilian iu përsërit lëndimi gjatë përballjes së mbrëmshme ndaj Spurs, duke u detyruar që ta lëshojë fushën në fillim të pjesës së dytë, duke i lëshuar vendin Divock Origit që shënoi golin e dytë të ‘The Reds’.

Por, Roberto Firmino është ende më i dashuri nga tifozët e Liverpoolit, ndërsa me një shikim të vogël në fotografinë e mëposhtme mund ta vëreni se përse është kjo lidhje mes tyre.

(Foto: Twitter/Liverpool FC)

Në një mënyrë, sulmuesi brazilian është bërë ‘i kuq’ gjatë mbrëmjes, pasi në ndeshje nuk dukej ashtu. Firmino ka ngjyrosur flokët në të kuqe, ndërsa tifozët e The Reds e kanë adhuruar atë edhe më shumë.

(Foto: Instagram/roberto_firmino)

“Si arriti Bobby t’i bënte flokët e kuqe në aeroplan”, ka shkruar një tifoz i Liverpoolit. “Bobby ende me flokët e kuqe hahaha, Më i miri në botë është Bobby Firmino”, ka shkruar një tjetër. /Telegrafi/