Roberto Firmino ishte gati të regjistronte një asistim të pabesueshëm gjatë fitores së Brazilit ndaj Kolumbisë në Copa America, por Neymar ishte i pafat duke goditur shtyllën pasi dribloi për mrekulli portierin kundërshtar.
Kombëtarja e Brazilit ka fituar me vështirësi 2-1 ndaj Kolumbisë në kuadër të fazës së grupeve në Copa America.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Roberto Firmino (78’) dhe Casemiro (90+) për Brazilin, ndërsa për Kolumbinë shënoi Luis Diaz (10’).
Lojtarët më të mirë të Brazilit padyshim se ishin Neymar dhe Firmino, i cili ishte një zëvendësues dhe u inkuadruar në pjesën e dytë në fitoren dramatike.
Dyshja e lartpërmendur ishte afër të krijonte njërin nga golat më të bukur të vitit, por fati nuk ishte në anën e tyre.
BRILHANTE, ROBERTO! 🎩 Excelente passe de calcanhar de Roberto Firmino 🤩
🇧🇷 Brasil 🆚 Colômbia 🇨🇴#VibraElContinente #VibraOContinente pic.twitter.com/Dkwwv6sT45
— CONMEBOL Copa América™️ (@CopaAmerica) June 24, 2021
Ylli i Liverpoolit mori një top në afërsi të zonës dhe me një pasim brilante me thembër e gjeti Neymarin e vetëm me portier, por sulmuesi i PSG-së e goditi shtyllën edhe pasi e dribloi portierin.
Tifozët në rrjetet sociale e pëlqyen pasimin e Firminos për Neymar dhe lavdëruan të dy lojtarët që dhurojnë shpeshherë shou gjatë ndeshjeve. /Telegrafi/