Sulmuesi Roberto Firmino është përfshirë në skuadrën e Liverpoolit që ka udhëtuar në Gjermani për përballjen kundër Borussia Dortmundit në kuadër të Ligës së Evropës.
Braziliani ka munguar në dy ndeshjet e fundit të Liverpoolit shkaku i lëndimit të muskujve që e pësoi muajin e kaluar në ndeshjen kundër Manchester Unitedit.
Firmino pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të çerekfinales që do të zhvillohet nesër në Westfalenstadion.
Në ekip nuk janë përfshirë Christian Benteke dhe Lucas Leiva që janë duke u rikuperuar nga lëndimet.