Telegrafi

Firmino ëndërron titullin e Ligës Premier: Jam optimist, këtë sezon jemi më të mirë

Roberto Firmino (Getty Images)

Roberto Firmino beson se Liverpooli është gati të përfundojë këtë sezon pritjen e gjatë shumëvjeçare për titullin e Ligës Premier.

Ka plot 28 vjet që kur Reds triumfuan së fundmi në kampionatin anglez, por ka shpresë rreth Merseyside që ata më në fund mund t’i japin fund thatësirës, ​​pasi kanë arritur finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin e fundit.

Skuadrës i janë shtuar Alisson Becker, Naby Keita, Xherdan Shaqiri dhe Fabinho që kanë ardhur këtë afat kalimtar për të rritur besimin e Firminos që ky mund të jetë sezoni i Liverpoolit.

Lexo po ashtu Pele beson se yjet braziliane do t’ia sjellin titullin Liverpoolit

“Unë jam optimist dhe besoj se Liverpooli është i aftë të luftojë për suksesin më të madh këtë sezon”, ka thënë fillimisht Firmino për Daily Mirror.

Firmino beson se ky vit do të jetë i Liverpoolit (Getty Images)

“Unë gjithashtu mendoj se kemi një ekip më të mirë se sezonin e kaluar dhe se lojtarët e rinj do të përmirësojnë performancën e ekipit”.

“Natyrisht, ne e dimë se duhet ta tregojmë atë në fushë dhe e dimë se, për lojtarët tanë të rinj, nuk është e lehtë të përshtatet shpejt me një ekip të ri, por gjithmonë mendoj pozitivisht”.

Lexo po ashtu Klopp: Shpenzimet ishin të pashmangshme, do përpiqemi ta fitojmë titullin

“Ne kemi treguar në sezonin e fundit se ëndrrat tona mund të realizohen dhe se ne mund të kthehemi në rrugën e fitimit të titujve. Këtë vit ne nuk duhet të dështojmë dhe ky është qëndrimi i lojtarëve”.

“Sigurisht që ëndrra ime është të fitoj trofeun e Ligës Premier me Liverpoolin dhe kjo është ajo që ne po përpiqemi të bëjmë”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/