Roberto Firmino beson se Liverpooli është gati të përfundojë këtë sezon pritjen e gjatë shumëvjeçare për titullin e Ligës Premier.
Ka plot 28 vjet që kur Reds triumfuan së fundmi në kampionatin anglez, por ka shpresë rreth Merseyside që ata më në fund mund t’i japin fund thatësirës, pasi kanë arritur finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin e fundit.
Skuadrës i janë shtuar Alisson Becker, Naby Keita, Xherdan Shaqiri dhe Fabinho që kanë ardhur këtë afat kalimtar për të rritur besimin e Firminos që ky mund të jetë sezoni i Liverpoolit.
“Unë jam optimist dhe besoj se Liverpooli është i aftë të luftojë për suksesin më të madh këtë sezon”, ka thënë fillimisht Firmino për Daily Mirror.
“Unë gjithashtu mendoj se kemi një ekip më të mirë se sezonin e kaluar dhe se lojtarët e rinj do të përmirësojnë performancën e ekipit”.
“Natyrisht, ne e dimë se duhet ta tregojmë atë në fushë dhe e dimë se, për lojtarët tanë të rinj, nuk është e lehtë të përshtatet shpejt me një ekip të ri, por gjithmonë mendoj pozitivisht”.
“Ne kemi treguar në sezonin e fundit se ëndrrat tona mund të realizohen dhe se ne mund të kthehemi në rrugën e fitimit të titujve. Këtë vit ne nuk duhet të dështojmë dhe ky është qëndrimi i lojtarëve”.
“Sigurisht që ëndrra ime është të fitoj trofeun e Ligës Premier me Liverpoolin dhe kjo është ajo që ne po përpiqemi të bëjmë”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/