Site icon Telegrafi

Firmino dhuroi 66 mijë euro për të shpëtuar jetën dy tifozëve me sëmundje të rrallë gjenetike

Firmino duke festuar golin në miqësoren ndaj Kroacisë në Anfield (Foto: Getty Images)

Sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino, ka treguar se nuk është vetëm lojtar, por edhe njeri i madh.

Braziliani dhe gruaja e tij, Larissa Pereira, kanë dhuruar shumën e nevojshme të parave për të shpëtuar jetën dy tifozëve të vegjël që vuanin nga një sëmundje e rrallë gjenetike.

Shuma që çifti dhuruar ishte 60 mijë funte (66.6 mijë euro) dhe për këtë gjest publiku u njoftua nga një postim falënderues i familjarëve në rrjete sociale.

Joao de Amorim gjashtë vjeçar dhe Miguel de Amorim vetëm 11 muajsh, janë vëllezërit që do t’i jenë gjithmonë falënderues çiftit Firmino.

Familjes braziliani i duheshin 59.132 funte, për të arritur shumë e nevojshme 825,000 funte (915.762 euro).

Lexo po ashtu Nga jetesa me ndihmë sociale në sportistin më të paguar në botë: Historia se si futbolli ia ndryshoi jetën Ronaldos (Foto)

Normalisht që ky gjest i bukur u komentua shumë në rrjete sociale nga tifozët të cilët e shpërndan lajmin me fjalët më të mira të mundshme.

Firmono në sezonin e kaluar shënoi 27 gola në 54 paraqitje, duke u bërë kështu një nga lojtarët më të pëlqyer te klubi nga Anfieldi. /Telegrafi/

Exit mobile version