Roberto Firmino këmbëngul se ai e sheh të ardhmen e tij në Liverpool.
Braziliani dëshiron të qëndrojë në “Anfiled” për shumë vite. Firmino po luan sezonin e tij të dytë me “Reds” pas transferimit nga Hoffenheim për çmimin 29 milionë euro.
“Të jem vërtetë i sinqertë, unë e dua të jem këtu dhe e kam në plan të qëndrojë për shumë vite.Premier League është me të vërtetë ligë konkurruese dhe test i madh për gjithë kohën”, ka thënë Firmino.
“Unë mendoj se jam përshtatur në futbollin evropian, pasi kam luajtur në Gjermani tre vjet, edhe pse futbolli anglez është shumë më ndryshe nga Bundesliga”, shtoi ai. /Telegrafi/