Roberto Firmino ka shkruar emri me shkronja të arta në historinë e Ligës Premier dhe ekipit të tij, Liverpoolit.
Liverpooli ka fituar në udhëtim ndeshjen ndaj Burnley me rezultat 3-0, e cila ishte e vlefshme për javën e katërt në Ligën Premier.
Goli i tretë u shënua nga sulmuesi brazilian, Firmino, i cili vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Megjithatë, ky gol pati rëndësi të veçantë për yllin brazilian, pasi arriti në shifrën e 50-të golave në kampionatin anglez.
Me këtë gol, Firmino arrin të vendos emrin në dy rekorde – njëri për Liverpoolin e tjetri në Ligën Premier.
B O B B Y 🇧🇷
The first Brazilian to net 5⃣0⃣ @premierleague goals ⚽️💫 pic.twitter.com/mVmcJLEXLg
— Liverpool FC (@LFC) August 31, 2019
Me golin e 50-të në Ligën Premier, Firmino bëhet braziliani i parë që arrin këtë shifër golash në kampionatin anglez, ndërsa te Reds bëhet lojtari i nëntë me më shumë gola në histori.
Firmino shumë shpejt mund të bëhet lojtari i shtatë me më shumë gola në histori të Liverpoolit, pasi Daniel Sturridge ka po kaq gola në pozitën e tetë dhe Dirky Kuyt me 51 gola në vendin e shtatë. /Telegrafi/
Nine players have scored 50+ Premier League goals for Liverpool:
🏴 Robbie Fowler (128)
🏴 Steven Gerrard (120)
🏴 Michael Owen (118)
🇺🇾 Luis Suarez (69)
🇪🇸 Fernando Torres (65)
🇪🇬 Mohamed Salah (57)
🇳🇱 Dirk Kuyt (51)
🏴 Daniel Sturridge (50)
🇧🇷 Roberto Firmino (50)New name. pic.twitter.com/xSx1sNPiAf
— Squawka (@Squawka) August 31, 2019