Telegrafi

Firmino edhe për shumë vite te Liverpooli

Roberto Firmino dëshiron të qëndrojë te Liverpooli  për shumë vite.

Sulmuesi brazilian është në sezonin e tij të dytë në Anfield pasi u transferua për afro 30 milionë funte nga Hoffenheim.

Firmino është duke shkëlqyer nën urdhëratë e Jurgen Klopp, duke shënuar  17  gola për Reds.

“Që të jem i sinqertë, e dua këtë vend dhe dua të qëndroj për shumë vite. Është shumë kampionat garues dhe e dua kohën që e kaloj”, ka thënë Firminho.

Pasi gjermani Jurgen Klopp  zëvendësoi Brendan Rodgers në vjeshtë të 2015, ai është duke kaluar kulmin e karrierës së tij në Ligën Premier.

Firminho pas lojërave të mira me Liverpoolin ka marr ftesa herë pas here edhe nga Kombëtarja e Brazilit. /Telegrafi/