Telegrafi

Firmat kineze investojnë në Evropë

Investitorët kinezë po sigurojnë në rajonin evropianolindor e atë qendror gjithnjë e më shumë projekte të mëdha, veçanërisht në infrastrukturë. Por përfaqësues nga ekonomia evropiane dhe gjermane akuzojnë Kinën për deformim të konkurrencës. Për shembull në ndërtimin e një segmenti autostrade në Poloni, vend që pret me gëzim Kampionatin Evropian të Futbollit 2012, raporton Dw.

Por para se tifozët nga Evropa të vijnë në Poloni dhe Ukrainë, duhet të jetë gati segmenti i autostradës nr. 2 që lidh Varshavën me Lodzin. Firma Covec, "Overseas Engineereing Group", bijë e Hekurudhës Shtetërore Kineze fitoi në shtator 2009 tenderin për ndërtimin e këtij segmenti. Kjo është hera e parë që një koncern kinez fiton një projekt kaq të madh në BE. /Telegrafi/